Vrasje me armë zjarri në Spaç të Mirditës, identifikohet viktima! 45 vjeçari u gjet i pajetë në makinë
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Mirditë, ku një 45-vjeçar është gjetur i vrarë me armë zjarri brenda automjetit të tij.
Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 07:10, në fshatin Shkorrët, përgjatë aksit rrugor Reps–Spaç, është konstatuar një automjet tip “Toyota” brenda të cilit ndodhej pa shenja jete shtetasi Valter Lleshi, rreth 45 vjeç.
Dyshohet se ai është ekzekutuar me armë zjarri, ndërsa rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta.
Burime paraprake bëjnë me dije se viktima është gjetur brenda automjetit me të cilin po udhëtonte, ndërsa zona është rrethuar nga efektivët e policisë për të mundësuar kryerjen e veprimeve hetimore.
Aktualisht nuk ka ende informacion zyrtar mbi motivet e krimit.
Njoftimi i policisë:
Mirditë/Informacion paraprak
Rreth orës 07:10, në fshatin Shkorret, Mirditë, në aksin rrugor Reps–Spaç, është gjetur në automjet, dyshohet i vrarë me armë zjarri, shtetasi V. Ll., rreth 45 vjeç.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet intensive në zonë për lokalizimin dhe kapjen e autorit/ve.
Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për fiksimin dhe administrimin e çdo prove që do t'i shërbejë hetimit, me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes, dokumentimin ligjor të saj, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.