'Rama burg, Belinda burg'/ Shqiptarët protestojnë me brohoritje në Romë

Dhjetëra shqiptarë që jetojnë në Itali janë mbledhur në qendër të Romës për të shprehur mbështetjen e tyre ndaj protestave që po zhvillohen në Shqipëri. 

Pamjet treguan pjesëmarrës që mbanin pankarta dhe brohorisnin slogane kundër qeverisë shqiptare.

Në shesh u dëgjuan vazhdimisht thirrje si “Rama ik” dhe “Rama jep dorëheqjen”, ndërsa pjesëmarrësit kërkuan reagim edhe nga faktori ndërkombëtar. Ata i bënë apel Bashkimit Evropian dhe partnerëve ndërkombëtarë që të monitorojnë situatën politike në Shqipëri dhe të marrin në konsideratë shqetësimet e ngritura nga opozita dhe protestuesit.