'Rama jepe dorëheqjen'/ Zëri i mbi 2 mijë shqiptarëve të lirë kumbon në Këln të Gjermanisë

Një emigrant shqiptar nga Këlni i Gjermanisë, Xhulio mbajti fjalën e tij gjatë protestës që po zhvillohet në qytetin gjerman, ku mbi 2 mijë shqiptarë janë mbledhur për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Në mesazhin e tij, ai foli për largimin masiv të shqiptarëve nga vendi, mbrojtjen e pronave dhe territoreve kombëtare, si dhe nevojën për ndryshime politike, duke theksuar se Shqipëria duhet t’u përkasë shqiptarëve dhe brezave që do të vijnë.

Xhulio: Faleminderit! Ku janë shqiptarët?! Të gjithë bashkë, të gjithë me mua! Të gjithë bashkë! Të gjithë bashkë!

Rama jep dorëheqjen! Rama jep dorëheqjen! Rama jep dorëheqjen! Rama jep dorëheqjen! Rama jep dorëheqjen! Rama jep dorëheqjen!

Faleminderit të gjithëve! Jeni më të mirët! Atëherë, unë quhem Xhulio Meça edhe kam ardhur këtu të protestoj, si të gjithë ju të tjerët, për ata të pafytyrë, të ndyrë, që e kanë lënë vendin tonë Shqipëri, dhe jetoj këtu në këtë shtet të Gjermanisë, sepse kjo qeveria jonë na ka larguar. Për të gjitha këto që po bën, ka shitur trojet tona, na kanë marrë pronat, po na shpronësojnë. Edhe për këtë gjë është e vërtetë.

Ky fjalim nuk do e zgjasë shumë sepse këtu ka shumë për të folur dhe realisht unë kërkoj nga të gjithë ju që të jemi në një mendje edhe të kërkojmë nga të gjithë, nga kjo frymë proteste, që ne të arrijmë në ato pika ku është nisur çdo gjë. Të anullohet çdo kontratë e dhënë për shitjen e territoreve shqiptare! Nuk ka më shitje të territoreve shqiptare! Shqipëria është e shqiptarëve! Trojet janë tonat! Do t'i trashëgojnë vetëm shqiptarët edhe fëmijët tanë. Ne nuk jemi kundra investimeve, ne jemi kundra zhvatjes që i bëhet popullit shqiptar! Ju kërkoj edhe një herë të dashur miq, të arrijmë të gjithë në një mendje, të dalim tek pika tjetër: krijimi i një kodi të ri! Sepse me këtë kod që ka Edi Rama me qeverinë e tij, asnjëherë nuk ikën nga pushteti. Po kështu bashkë siç jemi, ne do ia arrijmë të gjithë!

Rama jep dorëheqjen! Rama jep dorëheqjen! Rama jep dorëheqjen! Rama jep dorëheqjen!

Faleminderit të gjithëve, ju dua shumë! Faleminderit shumë!