‘Vlorë, bashkohu revolucionit kundër Ramës’/ E reja vlonjate thirrje qytetarëve: Nesër më shumë
Një nga momentet më të spikatura të protestës së 15-të kombëtare para Kryeministrisë ishte fjala e mbajtur nga Fatma, një juriste shqiptare që jeton dhe punon në Berlin, me origjinë nga Vlora.
Mes thirrjeve për ndryshim dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ajo iu drejtua qytetit të saj me një apel të fortë për t’iu bashkuar protestave, ndërsa theksoi se “drejtësia kërkon guxim” dhe se Shqipëria ka nevojë për bashkimin e të gjithë shqiptarëve, brenda dhe jashtë vendit.
Fatma nga Vlora: ...në shenjë solidariteti për të gjithë të burgosurit tanë ekonomikë! Një mbrëmje pleqëri, një mbrëmje fëmijë, një mbrëmje brezi i bukur Gen Z! Një mbrëmje Shqipëri, diasporë, Kosovë, Maqedoni, Mal i Zi dhe Shqipëri! Si ju kam?
Lavdi, unë do ta marr punën shtruar se kjo protestë kombëtare e shënuar, pa fitore nuk ka për të ndaluar!
Koha kur ne kemi bashkuar zemrat tona, kërkon si fillim, të bashkojmë mendjet tona, se ky popull është udhëhequr në mungesë të zemrave atdhetare deri tani!
E frymëzuar nga të gjithë ju, dëshiroj të ndaj këto reflektime personale. Unë jam Fatma, juriste në Berlin e mërguar, shpesh nga faji e munduar. Faji se ika dhe nuk pashë shpresë, faji se nuk dhashë kur duhej pesë!
Jemi në kohë të bëjmë ftesë, i nënshtruari me pendesë, ashtu edhe vdes! Ndaj, thirrja ime u dërgohet atyre që me zemër janë këtu me ne, por kërcënohen, paragjykohen, se s'ka ç'të pasojë, ashtu edhe vetë nënshtrohen.
Ndaj, unë jam rritur në qytetin e Vlorës, dhe i drejtohem Vlorës sonë. Vlorë e bukur, pse vonon? Gjithë Shqipëria proteston! Gjithë rinia të kërkon! Që të bëjmë revolucion!
E duam Shqipërinë! E duam Shqipërinë! E duam Shqipërinë!
Vlorë e bukur, ç'të shtrëngon? Vlorë e bukur, ç'të shtrëngon dhe ha bukën me presion? Vlorë e bukur, ç'të harron, mbushen ujërat me bidon? Vlorë e bukur ke për histori, bashkë mundëm perandori!
Vlorë, dil nga frika se do të shpresë, për dinjitet edhe për besë. Rinia këtë të trashëgon, jo pasurira nën presion!
Nëse populli vihet në kos, Vlorë e bukur vetëvendos, për Sazan, Nartë dhe Vjosë! Sa kohë populli përpëlitet, për turizëm nuk ka si flitet!
Dhe e fundit i drejtohem diasporës. Diasporë, vazhdo kështu e lirë, kritike, pa aleanca politike. Kjo është një kryengritje kombëtare dhe etnike!
Unë nderoj, e frymëzuar nga atdhetari jonë, Tritan Asllani pra, Kafe Gjiu, të gjithë e njohim. Unë e nderoj për një qeveri me vizion të ri, dhe brezat e vjetër në këshillim. E kaluara kërkon reflektim, dhe e ardhmja kërkon guxim! Prandaj Gen Z, jepi drejtim!
: Se drejtësia kërkon guxim, drejtësia kërkon guxim. Kështu thoshte dhe i madhi Petro Marko.