Rama po braktiset nga të tijët/ Deputetja e PS: Nga sot e tutje jam e pavarur…
Në ditën e 15-të të protestës qytetare përpara Kryeministrisë ku kërkohet dorëheqja e Edi Ramës, deputetja e PS, Marjana Koçeku ka braktisur partinë e saj duke u deklaruar deputet e pavarur.
‘Prej sot jam deputete e pamvarun’.
‘Prej sot jam deputete e pamvarun. Idealet e vlerat e mia janë ato që i kam pasë e i kam shprehë qysh para se me u asociu me nji parti. Ato m’i diftojne kufijtë’, shkruan Koçeku në Facebook.