'Një patriot i palodhur'/ Ambasada Amerikane në Tiranë uron Donald Trump për ditëlindje

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri ka shpërndarë në rrjetet sociale një postim të The White House me rastin e ditëlindjes së Presidentit amerikan Donald J. Trump.

Në mesazhin e publikuar, ambasada shkruan:

“Gëzuar ditëlindjen Presidentit të 45-të dhe të 47-të të Shteteve të Bashkuara, Donald J. Trump. Një patriot i palodhur që lufton çdo ditë për vendin që do, për njerëzit të cilëve u shërben dhe për Ëndrrën Amerikane.”

Postimi i Ambasadës Amerikane vjen në kuadër të urimeve të shpërndara nga institucionet amerikane për ditëlindjen e presidentit Trump, duke ripostuar mesazhin e publikuar më herët nga Shtëpia e Bardhë.

Mesazhi është shoqëruar me vlerësime për rolin e Trump si president dhe përkushtimin e tij ndaj interesave të Shteteve të Bashkuara dhe qytetarëve amerikanë.