Përleshjeje mes dy familjeve në Prizren, vritet 27-vjeçari dhe plagoset babai i tij
Një 27-vjeçar është vrarë dhe një 57-vjeçar (baba i viktimës) është plagosur pas një përleshjeje mes dy familjeve të cilat raportohet se janë kushërinj një mes vete.
Sipas zëdhënësit të Policisë në rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, përleshja ka ndodhur me mjete të forta.
“Si pasojë e lëndimeve të marra nga një mjet i mprehtë (thikë), ka humbur jetën një mashkull rreth 27 vjeç, ndërsa një person tjetër (babai i viktimës), mashkull rreth 57-vjeçar ka pësuar, lëndime”, thuhet në përgjigjen e Policisë.
Personat e dyshuar, si dhe familjarët e viktimës, janë shoqëruar në Stacionin Policor në Prizren.