Aksidenti i rëndë në aksin 'Pogradec–Qafë Thanë', humb jetën 26 vjeçarja nga Maqedonia e Veriut, 4 plagosen
Syri TV
Nje aksident i rëndë rrugor është regjistruar mëngjesin e kësaj të diele (14 qershor) në aksin nacional "Pogradec–Qafë Thanë". Rreth orës 11:30 minua dy automjet jane përplasur me njera tjetren në afërsi të fshatit Pojskë.
Goditja ka qenë e fortë ku automjetet janë shkatërruar totalisht. Si pasojë ka humbur jetën një 26 vjeçare ndërsa kanë mbetur të plagosur 4 persona të tjerë.
Viktimë ka mbetur Elmedina Lloga, 26 vjeçe, banuese në Maqedoninë e Veriut , e cila udhëtonte si pasagjere në automjetin me targa të huaja që u përfshi në aksident. Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur dy drejtuesit e automjeteve dhe 2 pasagjere të tjerë që ndodheshin në automjetet e përfshira në përplasje. Të 4 të plagosurit janë dërguar në spitalin e Pogradecit për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashte rrezikut për jetën. Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit të jetë bërë shpejtësia e madhe ose parakalimi i gabuar ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit të rëndë.