Rama tenton të tjetërsojë kauzën e protestës kundër tij: Protestat kundër Trump bëjini në SHBA

Pasi i cilësoi shqiptarët fashist e nazist, në një prononcim për mediat amerikane, kryeministri Edi Rama është përpjekur që protestat e shqiptarëve t'i cilësojë si kundër presidentit të SHBA Donald Trump dhe jo kundër tij. Teksa shqiptarët kërkojnë largimin e tij të menjëhershëm, Rama nuk nguroi të stimulonte që protestat kundër Trump të bëhen në SHBA dhe jo Shqipëri.

SYRI TV

Jo vetëm i cilësoi shqiptarët si fashist e nazist, por kryeministri Edi Rama është përpjekur që protestën e shqiptarëve që kërkojnë dorëheqjen e tij ta lidh me presidentin e SHBA Donald Trump. Teksa protestuesit janë të qartë në kërkesën për largimin e tij, EdI Rama e cilëson këtë si betejë kundër Trump. Në një prononcim për gazetarët amerikanë, Rama i kërkoi që betejën kundër Trump të shkojnë ta bëjnë në SHBA.

Pra, çfarë doni ju? Shkoni bëjeni betejën tuaj në Shtetet e Bashkuara kundër Trumpit. Mos hajdeni këtu të luftoni me Trumpin. Kjo është absurde"

Por jo vetëm kaq, ndalur tek protestat, Rama i cilësoj budallalliqe ideologjike pretendimet e protestuesve sa i përket investimit në Zvërnec.

Çfarë do të thotë kjo?

Kjo është një budallallëk ideologjik, sepse një investim i kësaj përmase në turizëm, sigurisht që synon të ndërtojë diçka spektakolare dhe sigurisht që nuk është e aksesueshme për të gjithë, por ai sjell shumë të ardhura për të gjithë, sepse vendi përfiton shumë.

Gazetarja ameriane insistoi me kryeministrin edhe për faktin se me këtë lëvizje Edi Rama po kërkonte të përfitojë influencë politike, duke e pyetur nëse është në kushtet e konfliktit të interesit, ndërsa sipas kryeministrit shqiptar negociatat për resortin vijojnë.