Arbeloa do ta marrë drejtimin e ekipit nga Premierliga
Fulham është shumë afër emërimit të Álvaro Arbeloas si trajner të ri të ekipit të parë, me negociatat që janë në fazën përfundimtare, sipas raportimeve të fundit nga mediat ndërkombëtare.
Ish-mbrojtësi i Álvaro Arbeloa, i cili ka qenë pjesë e stafit dhe më pas trajner te Real Madrid, pritet të marrë drejtimin e klubit anglez pas largimit të Marco Silvës.
Arbeloa vetëm pak ditë më parë u nda me Real Madridin, ku kishte shërbyer si trajner i ekipit të parë dhe më herët si pjesë e akademisë së klubit, duke u konsideruar një nga figurat e reja premtuese në bankinën teknike spanjolle.
Në Angli, ai nuk është emër i panjohur, pasi ka luajtur më herët për dhe West Ham United, çka e bën edhe më interesante rikthimin e tij në Premier League – këtë herë si trajner.
Fulham, që po kërkon stabilitet pas ndryshimeve në stafin teknik, e sheh Arbeloan si profil modern dhe të gatshëm për një projekt afatgjatë.
Marrëveshja mes palëve pritet të finalizohet shumë shpejt, ndërsa zyrtarizimi mund të vijë në ditët në vijim.