Aksident i rëndë në aksin nacional Pogradec - Lin, përplasen dy makina, vdes pasagjerja! 4 plagosen

Aksident në aksin nacional Pogradec - Lin, në afërsi të fshatit Pojskë.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se në aksident janë përfshirë dy mjete dhe për pasojë ka ndërruar jetë një grua, pasagjere në njërin nga mjetet e përplasura.

Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur 4 persona të tjerë. Po u jepet ndihmë mjekësore pasi kanë marrë dëmtime.

 Policia ndodhet në vendngjarje dhe po bën zbardhjen e rrethanave të aksidentit.