Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari në Astir, dyshimet

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në zonën e Astirit, në Tiranë.

Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 04:35, në ambientet e një banese është gjetur pa shenja jete shtetasi E. K., rreth 25 vjeç.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa dyshohet për vdekje natyrale.

Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të saktë të vdekjes.