Shehu falenderon demokratët e Gjirokastrës: Ditën të zgjedhin anën e së vërtetës, dinjitetit, të drejtës
Deputeti i PD-së, drejtuesi i qarkut të Gjirokastrës falenderoi demokratët e atij qarku, për vizionin e tyre, qëndresën e tyre, pavarësisht presioneve nga më të ndryshmet mbi ata në ditët e vështira
Postimi në facebook nga Tritan Shehu
Demokratët e Qarkut të Gjirokastrës, të palëkundur në mbrojtje të së vërtetës, demokracisë, dinjitetit – sinkron kjo me vlerat e përgjithshme në atë qark.
Një falënderim i pamasë për të gjithë demokratët e atij qarku, për vizionin e tyre, qëndresën e tyre, pavarësisht presioneve nga më të ndryshmet mbi ata në ditët e vështira, por krenare që prej fillimit të vjeshtës 2021.
Për besimin e patundur që treguan ndaj idealeve të tyre, ndaj Liderit tonë Sali Berisha.
Jo rastësisht, Foltorja e Berishës në atë qark u mbajt më 6 tetor 2021 në Hotel Olimpik, si një nga të parat të organizuara.
Entuziazmi e besimi për çlirimin e së vërtetës nga “zinxhirët” e komplotistëve ishin të palëkundura.
Dhe ky besim i ka shoqëruar ata demokratë në të gjitha këto vite përpjekjeje.
Në Kuvendin e Madh në Arenën…
Rreth selisë së bunkerizuar të PD, ndaj gazit, ujit e shkopinjve të policisë, si instrument dhune e agresioni në shërbim të atij komploti.
Në protestat në Tiranë e qark, në qëndrimet e palëkundura, të frymëzuar nga qartësia e mendimit dhe vizionit të tyre.
Në aktivitete politike, sociale, elektorale në të gjithë këto vite.
Sot janë krenarë, sepse ditën të zgjedhin anën e së vërtetës, dinjitetit, të drejtës.
Veçanërisht krenarë janë sot kur, mbas shumë përpjekjesh, e vërteta triumfoi.
Ai komplot që dukej kaq i pathyeshëm atëherë, u shpërbë, u thye për turpin e atyre që ishin autorët e tij.
Për krenarinë e atyre që iu kundërvunë prej ditëve të para asaj “ngrehine” turpi, jo vetëm me hekur e beton.
Dhe një vend nderi këtu kanë demokratët e Qarkut të Gjirokastrës, si përcjellës të denjë të Frashëllinjve, Çerçizit e shumë të tjerëve, që kanë ndriçuar historinë tonë.