‘Paqe’ në Brazil-Marok, vendosin dy golat e pjesës së parë

Brazili dhe Maroku e nisën Kupën e Botës me një barazim 1-1 në ndeshjen e Grupit C.

Marokenët kaluan në avantazh në minutën e 21-të, kur Ismael Saibari finalizoi një kundërsulm të shpejtë pas asistit të Brahim Diaz.

Reagimi i Brazilit erdhi në minutën e 32-të, me Vinicius Junior që barazoi shifrat me një goditje të saktë nga krahu i majtë. Në pjesën e parë të dyja skuadrat krijuan raste të tjera për gol, por rezultati mbeti i pandryshuar.

Në fillim të pjesës së dytë, Carlo Ancelotti aktivizoi Danilon dhe Fabinhon në vend të Casemiros dhe Roger Ibanez. Brazili pati më shumë kontroll të lojës pas pushimit, ndërsa Maroku mbeti i rrezikshëm në kundërsulm.

Në minutat e fundit, Neil El Aynaoui provoi të surprizonte Alissonin, por portieri brazilian reagoi saktë. Në fund, sfida u mbyll me rezultatin 1-1 dhe të dyja skuadrat morën nga një pikë.