VIDEO/ Vogëlushja entuziazmon protestuesit: Edi Rama jepe dorëheqjen, kjo nuk është Shqipëria jote
Një vogëlushe ka entuziazmuar mijëra qytetarët që kanë dalë në protestën e 14 kundër Edi Ramës dhe largimit të tij.
E ardhur nga Durrësi, Olivia i është drejtuar Edi Ramës që të japë dorëheqjen, sepse kjo nuk është Shqipëria e tij.
‘Përshëndetje! Unë jam Olivia dhe kisha disa fjalë për të thënë.
Edi Rama, kjo nuk është Shqipëria e Vuçiçit, as e Iranit, as e jotja! Prandaj, jep dorëheqjen!
Jep dorëheqjen Edi Rama, sepse nuk është Shqipëria jote! Jep dorëheqjen!’, tha vogëlushja në protestën qytetare.