Zjarr në Vlorë/ Digjen shkurre e barishte pranë një banese

Një zjarr i përmasave të mëdha është shfaqur  pasditen e sotme në zonën e lagjes Kushtrimi në qytetin e Vlorës.

Siç duket edhe nga pamjet e në vendngjarje, flakët janë përhapur me shpejtësi, duke përfshirë fillimisht sipërfaqe me barishte dhe shkurre, ndërsa u rrezikuan  banesa të zonës.

Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë në terren dhe vijojnë punën intensive për izolimin e vatrës së zjarrit, me qëllim parandalimin e përhapjes së flakëve drejt shtëpive që ndodhen në afërsi.

Situata paraqitet e vështirë për shkak të erës së fortë, e cila po favorizon avancimin e zjarrit dhe po vështirëson ndërhyrjen e efektivëve zjarrfikës.