Qytetarët mblidhen në sheshin ‘Skënderbej’: Rama në burg, Belinda në burg
Mijëra qytetarë janë mbledhur sërish në sheshin “Skënderbej”, për të 14-tën ditë radhazi.
Pas organizimit të tyre ata priten të nisin marshimin drejt Kryeministrisë, ku dhe do të zhvillojnë fjalimet e tyre.
Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi ata bëjnë thirrje për ndryshim. Ditën e sotme është regjistruar një prani e madhe emigrantëve shqiptarë, të cilët janë bërë pjesë e tubimit.
Ndërkohë binte ne sy pankarta e veçantë që kishte paraqitur Ramën dhe Ballukun si dy gjarpërinj e ku shkruhej: Rama në Burg, Belinda në Burg.