E rëndë në Velipojë, pushuesi humb jetën sapo futet në det
Një person ka humbur jetën pasditen e kësaj të shtunë në plazhin e Velipojës, një ngjarje që ka tronditur pushuesit e pranishëm në zonë.
Sipas të dhënave paraprake, personi është ndjerë keq menjëherë pasi ka hyrë në det dhe dyshohet se ka pësuar një atak kardiak.
Pavarësisht përpjekjeve për t'i dhënë ndihmën e parë dhe ndërhyrjes së shërbimeve të emergjencës, ai nuk ka mundur të mbijetojë.