Sot protesta e 14-të kundër Edi Ramës: Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

Mbahet sot protesta e 14-të kundër qeverisë, ndërsa kryefjala e qytetarëve mbetet kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Pas tubimit të djeshëm në kryeqytet, ku sipas organizatorëve morën pjesë qindra mijëra qytetarë dhe u lëshuan thirrje kundër qeverisë është njoftuar një tjetër protestë që do të zhvillohet sot në orën 18:00.

Organizatorët, të cilët theksojnë se protesta është një nismë qytetare, u kanë bërë thirrje shqiptarëve kudo që ndodhen, si edhe qytetarëve nga rrethet, që t’i bashkohen tubimit në Sheshin Skënderbej.

Nën moton “Bashkë për Ndryshim”, protestuesit pritet të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshime në qeverisjen e vendit.