Shqiptarët protestë edhe në Parma dhe Piza,. organizatorët bëjnë thirrje për pjesëmarrje
Një protestë paqësore do të zhvillohet nesër në qytetin e Parmës dhe Piza, ku qytetarët shqiptarë pritet të mblidhen për të shprehur qëndrimet dhe mbështetjen e tyre ndaj protestuesve në Shqipëri, që prej 2 javësh protestojnë kundër qeverisë dhe kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës.
Tubimi është njoftuar të nisë në orën 18:00 në sheshin historik ‘Piazza Garibaldi’, një nga pikat kryesore të qytetit.
Organizatorët u kanë bërë thirrje të gjithë qytetarëve që mbështesin kauzën të marrin pjesë në mënyrë paqësore, duke theksuar rëndësinë e bashkimit qytetar dhe të së drejtës për të shprehur lirshëm mendimin.
“Bashkohuni për t’u dëgjuar zëri ynë”, thuhet në thirrjen drejtuar pjesëmarrësve, ndërsa pritet që protesta të zhvillohet në një atmosferë qytetare dhe pa incidente.