Berisha: Vendimi më është komunikuar nga organet zyrtare të SHBA dhe përfshin edhe familjarët

Teksa është pyetur sërish mbi vendimin për heqjen e sanksioneve nga administrata amerikane, kreu i PD, Sali Berisha konfirmoi se një vendim i tillë i ka ardhur në rrugë zyrtare nga SHBA.

Sipas Berishës, vendimi nga organet zyrtare të administratës Trump, përfshin edhe familjarët e tij.

‘Kurse sa u përket këtyre mjeranëve, të cilët çdo mëngjes përgatisin mëngjesin me gënjeshtrat e tyre, drekën përsëri me trillimet e tyre, darkën e mbyllin me mashtrimet, këta janë qenie mjerane, fatkeqë të zhveshur nga karakteri, nga dinjiteti’, u shpreh Berisha.

Bashkëbisedimi:

Dajona Ruka: Pas heqjes së pengesave për udhëtimin tuaj dhe të familjes tuaj në SHBA, ende ka individë, përfshi ish-demokratë të afërt me Lulzim Bashën që nuk e pranojnë këtë realitet dhe pretendojnë se bëhet fjalë për një vizë për arsye shëndetësore. Si e shpjegoni faktin që disa vazhdojnë që të mos pranojnë se mund të kenë qenë të gabuar që në fillim?

Sali Berisha: Tani unë them që nuk ia vlen të merremi shumë me ta. Por ajo që unë u garantoj ju është se njoftimi zyrtar që më është bërë mua, është se vendimi nuk përfshin vetëm familjen, por përfshin edhe familjarët e tij, njëlloj familjarët e tij.

Ky vendim zyrtar më është komunikuar nga organet zyrtare të SHBA në Shqipëri, qartë dhe prerë.

Kurse sa u përket këtyre mjeranëve, të cilët çdo mëngjes përgatisin mëngjesin me gënjeshtrat e tyre, drekën përsëri me trillimet e tyre, darkën e mbyllin me mashtrimet, këta janë qenie mjerane, fatkeqë të zhveshur nga karakteri, nga dinjiteti.

Zoti i mëshiroftë!