Pamjet tronditëse: Tentoi të vrasë disa persona duke i goditur me makinë, policia fshehu ngjarjen
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër ka urdhëruar ndalimin e shtetasit Sibuel Durrësi, i dyshuar për veprën penale “Vrasje me dashje”, e mbetur në tentativë.
Nga hetimet rezulton se ngjarja ka ndodhur më datë 07.06.2026, pas një konflikti dhe nën efektin e alkoolit, ku i dyshuari ka tentuar të përplasë me automjet disa persona, duke u rrezikuar seriozisht jetën.
Fillimisht, rasti është referuar si aksident rrugor, por pas veprimeve të thelluara hetimore dhe publikimit në media të një videoje që dokumenton ngjarjen, është ndryshuar kualifikimi ligjor i saj. Në vijim, prokurori ka urdhëruar ndalimin e shtetasit Sibuel Durrësi, si i dyshuar për “Vrasje me dashje” në tentativë, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.