30-vjeçarja australiane sulmohet nga një peshkaqen në plazhin e Sidneit, plagoset rëndë
Një grua mbeti në gjendje kritike pasi u kafshua nga një peshkaqen të shtunën në një plazh të njohur në periferitë lindore të Sidneit të Australisë, duke bërë që autoritetet të mbyllin plazhet aty pranë, sipas raportimeve të medias.
Shërbimet e emergjencës u thirrën në plazhin Coogee pak para orës 11:15 të mëngjesit sipas kohës lokale, pasi njerëz aty pranë nxorën nga uji gruan, që besohet të jetë rreth të 30-ave, raportoi ABC News.
Viktima pësoi lëndime të rënda në këmbë dhe krah dhe u trajtua në vendngjarje, përpara se të përgatitej për transportim me helikopter në spital.
Një operator i një varke shpëtimi ndihmuan në nxjerrjen e gruas së plagosur në breg.
Disa plazhistë raportuan se kishin parë një peshkaqen në zonë pak para sulmit. Autoritetet menjëherë pastruan ujin dhe mbyllën plazhin Coogee, së bashku me plazhe të tjera brenda zonës së Këshillit të Randwick, si masë paraprake.
Një hetim është duke u zhvilluar dhe mbyllja e plazheve pritet të mbetet në fuqi, derisa autoritetet të përcaktojnë se është e sigurt të rihapet zona./ AA.