Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për sot
Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime si dhe vranësira kalimtare.
Era do të fryjë me drejtim verilindje - veriperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era hera-herës me shpejtësi deri në 12 m/s. Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 2-4 ballë.