VIDEO/ ‘Rama jepe dorëheqjen’, të rinjtë e kthejnë koncertin në protestë kundër qeverisë
Një koncert i zhvilluar mbrëmjen e sotme në zonën e Liqenit Artificial të Tiranës është shndërruar në një protestë spontane kundër qeverisë.
Të rinj të pranishëm në koncert kanë nisur të thërrasin ‘Rama jepe dorëheqjen’, duke e kthyer atmosferën në shprehje të hapur pakënaqësie ndaj qeverisjes aktuale.
Thirrjet kundër Edi Ramës janë përhapur mes pjesëmarrësve, ndërsa një pjesë e të rinjve janë bashkuar në kor, duke e kthyer në një protestë të improvizuar.