Plagosje me thikë në Vlorë/ Një person transportohet me urgjencë në spital
Një konflikt i ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen ‘Isa Boletini’ në Vlorë ka përfunduar me plagosjen e një personi me mjet prerës.
Sipas informacioneve paraprake, gjatë konfliktit një person ka mbetur i dëmtuar. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë, të cilat i kanë dhënë ndihmën e parë të plagosurit deri në mbërritjen e ambulancës.
I dëmtuari është transportuar më pas drejt Spitalit Rajonal të Vlorës për trajtim mjekësor, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Sipas burimeve paraprake, gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën.