VIDEOLAJM/ Një krevat bosh me flamurin kuqezi: Simbolika e fortë te dyert e kryeministrisë

Protesta qytetare kundër kryeministrit Edi Rama është e mbushur edhe me elementë të fuqishëm simbolikë.

Sot protestuesit sollën në protestë një krevat, që simbolizon banesat bosh të shqiptarëve.

Gjatë 13 viteve të keqqeverisjes së Edi Ramës, mbi 1 milion shqiptarë kanë braktisur vendin duke u larguar vetëm në zonën Shengen.

Ky numër rritet edhe më shumë po të shtosh vendet e tjera si SHBA, Kanadaja, Australia, etj.

Po ashtu krevati bosh simbolizon edhe banesat e shumta bosh, pasi shqiptarët nuk blejnë dot shtëpi për shkak të çmimeve të çmendura. Këto çmime kanë kapur qiellin për shkak të pastrimit të parave të drogës në ndërtim.

Krevati bosh me një flamur shqiptar është vendosur në shkallët e kryeministrisë.