Nis marshimi protestë nëpër Tiranë, 'Lumë' njerëzish thërrasin në kor: 'Rama jepe dorëheqjen!'
Me thirrjet ‘nesër më shumë’ dhe ‘Rama jepe dorëheqjen’ protestuesit largohen nga sheshi “Dëshmorët e Kombit’ për të vijuar marshimin protestë nëpër rrugët dhe sheshet kryesore të Tiranës të cilat për orë të tëra do të oshtijnë ‘Rama jepe dorëheqjen’
Protestuesit kanë bërë thirrje për një protestë më të madhe nesër para kryeministrisë
"Tre avionë nesër do të vijnë vetëm nga Mbretëria e Bashkuar. Nesër diaspora do të jetë krah nesh. Nesër më shumë por dhe pasnesër do jemi dhe më shumë' tha një protestues me megafon.
Marshimi protestë vijon deri në mesnatë. Me thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Rama, protestuesit u bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve të vendit që t'i bashkohen nesër protestës.
Protesta sot para kryeministrisë u provokua në 2 raste nga patronazhistët e Ramës. Ndërsa fjalimet e protestuesve para kryeministrisë kanë denoncuar korrupsionin qeveritar dhe skandalet e shumta gjatë këtyre 13 viteve, teksa kanë kërkuar largimin e menjëhershëm të qeverisë.
Edhe sot Agjencia Ndërkombëtare e lajmeve Reuters transmetoi në kohë reale për ditën e pestë me rradhë protestën anti-qeveritare.
Ndërkohë protestat kanë vazhduar sot edhe në Korçë e Lushnje.