'Rroftë Edi Rama'/ Kush është ‘patronazhisti’ që provokoi protestuesit para Kryeministrisë

Ndërkohë që mijëra qytetarë protestojnë para Kryeministrisë duke kërkuar dorëheqjen e kreut të qeverisë, Edi Rama, Partia Socialiste zhvilloi një antimiting jo shumë larg Bulevardit Dëshmorët e Kombit në kuadër të 35-vjetorit të Partisë Socialiste.

Pas mbarimit të festës, njëri prej tyre i identifikuar si Silvan Rukaj nga Malësia e Madhe, provokoi protestuesit para kryeministrisë, duke bërë thirrje: Rroftë Edi Rama!