‘Nga qytet historik, në qytet qoftesh e lakrorësh’/ Korçarja: Prej 2013 votova Ramën, por ai na vodhi e ndërtoi kulla
Edhe në Korçë qytetarë të shumtë kanë dalë në protestë kundër qeverisë së Edi Ramës.
Disa prej tyre madje kanë shprehur pakënaqësi ndaj mënyrës se si nën udhëheqjen e Ramës, vendi nuk ka pasur përparim, por vetëm sa janë pasuruar më tej me paratë e shqiptarëve.
Një prej protestuesve ka treguar se që prej 2013 ka votuar për PS, me shpresën se kjo parti do të ndryshonte vendin, por me sa duket përgjatë 13 viteve pushtet të Edi Ramës, është zhgënjyer së tepërmi.
‘Që më 2013 kam votuar Edi Ramën, se mendova do bëjë Shqipërinë. Por Edi Rama ndërtoi vetëm kulla me lekët e vjedhura të shqiptarëve. Gjithmonë janë vjedhur zgjedhjet,duam qeveri teknike që të bëjë zgjedhje të lira e demokratike. Uroj që deri në fitore të shtohemi sa më shumë. Intelektualët të mos kenë frikë, pensionistët, ushtarakët, rinia të jenë këtu. Punonjësve të administratës u them ejani në protestë, keni një kod pune që ju mbron. Korça është kthyer nga qytet historik në qytet qoftesh e lakrorësh. Ka filluar të na bëjë krenarë kjo protestë. Duhet të ndihmojmë veten, të ngrihemi të gjithë. Të mos kemi frikë, frikë të kenë kriminelët, hajdutët e maskarenjtë, jo ne', u shpreh qytetarja.
Korçarët kanë vijuar marshimin nëpër qytet, ndërsa shprehen se nuk do të ndalen, deri sa të ketë zgjedhje të lira dhe demokratike.