Elon Musk, njeriu i parë me pasuri 1 trilion dollarë

Elon Musk është bërë personi i parë në botë me një pasuri që arrin në 1 trilion dollarë, kjo marrë shkas dhe nga aksionet kontrolluese që Elon Musk ka në kompaninë SpaceX.

Ky vlerësim bazohet në pasurinë e tij neto të përllogaritur, e cila vjen pothuajse tërësisht nga vlera e aksioneve që zotëron në SpaceX dhe në kompaninë tjetër që ai kontrollon, Tesla.

Megjithëse Musk është jashtëzakonisht i pasur, ai nuk ka një llogari bankare me një bilanc prej 1 trilion dollarësh. Për më tepër, ai nuk mund të shesë aksionet e tij në SpaceX për 366 ditët e ardhshme.

Gjithashtu, për të ruajtur statusin e ri si “trilioner”, vlera e aksioneve të SpaceX duhet të mbetet në nivele të larta. Nëse çmimi i tyre bie nën 138 dollarë për aksion, Musk do të humbasë këtë status dhe do të konsiderohet sërish thjesht një miliarder i madh.