Kryediplomati iranian: Memorandumi Iran-SHBA, s’ka qenë kurrë më afër’
Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, tha të premten se Memorandumi i Mirëkuptimit i propozuar në Islamabad mes Iranit dhe SHBA-së, është më afër finalizimit se kurrë.
“Memorandumi i Mirëkuptimit i Islamabadit nuk ka qenë kurrë më afër”, tha Araghchi në një postim në platformën sociale amerikane X.
Ai u bëri thirrje mediave që të mos spekulojnë për përmbajtjen e marrëveshjes ndërsa negociatat janë ende në zhvillim.
“Derisa të finalizohet, mediat duhet të përmbahen nga spekulimet për përmbajtjen e saj”, shkroi ai.
Araghchi tha se detajet e memorandumit do të bëhen publike pasi procesi të përfundojë.
“Në përputhje me qasjen tonë të përgjegjshme dhe transparente, të gjitha detajet do t’i bëhen të ditura publikut në kohën e duhur”, shtoi ai./ AA.