Ilir Alimehmeti: Zullumet e Ramës janë trashur shumë, e vetmja zgjidhje qeveri teknike që garanton zgjedhje të lira
Drejtuesi i departamentit të Shëndetësisë në PD, Ilir Alimehmeti thotë se zullimet e kryeministrit Edi Rama janë trashur aq shumë dhe tani dielli nuk mund të fshihet me shoshë.
Në një intervistë për Syri Digital me gazetarin Bled Marku, Alimehmeti thellimi I dëshpërimit është dukshëm edhe në faktin që përmes mesazheve kërcënuese drejtuar administratës qendrore dhe asaj vendore, u është vendosur ultimatumit për të marrë pjesë në anti-mitingun e organizuar po sot në të njëjtën kohë me protestën masive të qytetarëve.
Pyetje: Çfarë do të tregojë Rama sipas jush me këtë anti-miting, që edhe ai është i fortë, edhe ai ka elektorat, apo kemi administratën e fryrë dhe mund të bëjmë me të çfarë të duam?
Ilir Alimehmeti:Eshtë lëvizje dëshpërimi e Edi Ramës. Lëvizje dëshpëruese që të tregojë që unë kam mbështetjen. Ju e keni dëgjuar se e ka thënë shumë haptas kur ka thënë po unë kam mandatet, kam votat e me radhë e me radhë, kur neve e dimë fare mirë se si janë marrë ato mandate. Pra nuk janë fituar, por të marra, dhe raportet zyrtare ndërkombëtare kanë folur qartë dhe e kemi folur mbi këtë temë mjaftueshëm, s'ka nevojë më. Ai njeri e bën këtë vetëm për shkak të dëshpërimit, i ka rrëshqitur situata nga duart. Zullumet e tij janë trashur aq shumë se vetë e ka fajin, vetë ka shkuar situata në këto lloj fazash, për shkak të shkeljeve të vazhdueshme që ka bërë në kaq shumë vite, e tani nuk mund të fshihet dot dielli me shoshë.
Dhe duket qartë, populli, rinia, duket qartë, frymëzimi kundër tij. Dhe këtë element ai duket se nuk e pranon dot me veten e tij, ndërkohë që nga krahu tjetër mund të shihni edhe në turmë, po mund të shihni dhe me qëndrime që bëjnë online, se më shumë se kaq nuk guxojnë dot të bëjnë ata pak deputetë socialistë që i kanë mbetur apo ish-deputetë socialistë që duket e gjitha që janë në mbështetje të kësaj fryme anti-Rama. Përfshirë njerëzit e tij.
Tani e ka popullin në shesh dhe e sheh shumë, shumë qartë, opozita gjithmonë ka qenë kundër tij. Por ju e dini që me ato masat represuese që ai ka marrë, është bërë një sy qorr, një vesh shurdh e me radhë. Tani është i gjithë populli. Të gjitha shtresat kundra tij. Me një kërkesë unike, të vetme, të përbashkët: dorëheqja e Edi Ramës. Me atë këngën, 'Rama jep dorëheqjen', tash na del dhe në ëndërr, aq e përsëritur dhe aq e fortë dhe aq e bujshme është ajo. E në këtë lloj lëvizje, patjetër çdo rrymë është bashkuar, çdo forcë është bashkuar. Nuk ka anti-miting që e zbeh dot sado të mundohet Edi Rama. Ju i patë edhe mesazhet, mesazhet kanë formën kërcënuese brenda vetes.
Mos hajdeni, mos hajdeni më në punë në qoftë se s'vini. Dhe nuk është vetëm për Tiranën kjo, sepse janë thirrur për këtë anti-mitingun e sotëm, janë thirrur dhe nga jashtë Tiranës. Për shembull kam mesazhet nga qarku i Fierit që m'i kanë dërguar, ku janë të detyruar të vijnë njerëzit, zyrtarë dhe bashkëkryetarët e OS-ve të tyre. Pra është një situatë me të vërtetë dëshpëruese. Realiteti duket qartë. Tani, një i marrë nuk e sheh, e dimë ne se kush është i marri, dhe nuk e sheh dot se ku janë njerëzit dhe ku është vullneti i tyre. Nuk ka zgjidhje tjetër kjo përveç zgjidhjes politike, dorëheqjes së Ramës. Një qeveri teknike për të garantuar zgjedhje të pastra dhe të drejta për të gjitha palët, dhe nga krahu tjetër një qeveri që nuk do lejojë më mbrojtjen nga ai petku i politikanit, mbrojtjen nga drejtësia, siç po bën ai me rastin Balluku e me raste të tjera. Kështu që jemi këtu, jemi në këtë lloj situate...