Aksident tragjik në aksin Korçë–Ersekë, humb jetën një fëmijë! E përplasi makina
Aksident i rëndë në aksin Korçë - Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë.
Një mjet përplas një fëmijë që ka qenë në rrugë duke ecur.
Nga informacionet paraprake, fëmija ka qenë i shoqëruar nga nëna.
Fëmija i moshës 10 vjeç është çuar në reanimacionin e spitalit për t’i dhënë ndihmën e parë por ka qenë e pamundur t’i shpëtojnë jetën.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.