Kryetari rilindas i bashkisë së Kolonjës, Erion Isai, paraqitet sërish në SPAK

Erion Isai është paraqitur sërish sot në Strukturën e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK).

Kujtojmë se kryetari rilindas i bashkisë së Kolonjës Erion Isai akuzohet për përgjegjësitë si titullar i autoritetit kontraktor për tenderat, që kapin një vlerë totale prej 20 milion eurove.

Në total të akuzuar janë Isai dhe 6 vartës të tij, ndërsa po hetohen edhe 5 persona nga kompanintë private.