Mernin apartamente me qira dhe i kthenin në 'fole' prostitucioni, arrestohen 3 shtetase të huaja
Gjatë operacionit të koduar “Flats” janë zbuluar tre apartamente ku dyshohet se ushtrohej prostitucion nga shtetase të huaja.
Sipas autoriteteve, veprimtaria zhvillohej në dy apartamente në Rrugën e Elbasanit dhe në një tjetër në rrugën “Vangjush Furxhi”. Si rezultat i operacionit janë arrestuar tre shtetase të huaja, ndërsa dy shtetas të tjerë janë proceduar penalisht për veprën “Prostitucioni”.
Në pranga kanë rënë shtetaset kineze K. S., 39 vjeçe, dhe W. G., 42 vjeçe, të cilat dyshohet se kishin marrë me qira dy apartamente në Rrugën e Elbasanit për ushtrimin e kësaj veprimtarie. Po ashtu është arrestuar edhe shtetasja vietnameze T. (N. L.) V., 43 vjeçe, e dyshuar se kishte marrë me qira një apartament në rrugën “Vangjush Furxhi” për të njëjtin qëllim.
Gjatë kontrolleve janë sekuestruar edhe dy celularë, të cilët përmbajnë komunikime që lidhen me aktivitetin e dyshuar.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Flats”.
Zbulohet se në 3 apartamente në Rrugën e Elbasanit dhe në rrugën “Vangjush Furxhi”, ushtrohej prostitucion nga shtetase të huaja.
Arrestohen 3 shtetase kineze dhe vietnameze. Procedohen penalisht 2 shtetas, për veprën “Prostitucioni”.
Sekuestrohen 2 celularë me komunikime rreth kësaj veprimtarie.
Si rezultat i punës operative dhe asaj hetimore, me objektiv konstatimin e rasteve të vënies së ambienteve të marra me qira, në dispozicion të ushtrimit të prostitucionit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve finalizuan operacionin e koduar “Flats”, gjatë të cilit u goditën 3 raste të tjera të kësaj veprimtarie. Për rastet u arrestuan:
-shtetaset kineze, K. S., 39 vjeçe dhe W. G., 42 vjeçe, pasi dyshohet se secila kishte marrë me qira, një apartament në Rrugën e Elbasanit, për të ushtruar prostitucion;
-shtetasja vietnameze, T. (N. L.) V., 43 vjeçe, pasi dyshohet se kishte marrë me qira, një apartament në rrugën “Vangjush Furxhi”, për të njëjtin qëllim.
Në vijim të veprimeve në lidhje me këto raste, nisi procedimi në gjendje të lirë për 2 shtetas, për veprën penale “Prostitucioni”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.