Ndeshja e tretë e Botërorit/ Bosnjë Hercegovina sfidon Kanadanë organizatore

Kampionati Botëror 2026 sjell një përballje të veçantë në Grupin B, ku Kanadaja do të përballet me Bosnjë Hercegovinën në stadiumin e Torontos.

Kjo do të jetë hera e parë që të dyja kombëtaret takohen në një Kupë Bote, në një ndeshje ku të dyja skuadrat kërkojnë një nisje pozitive në turne.

Kanadaja, një nga organizatoret e Botërorit, vjen nën drejtimin e trajnerit Jesse Marsch dhe synon të bëjë një paraqitje të fortë para tifozëve të saj.

Pas kësaj ndeshjeje, kanadezët do të udhëtojnë drejt Vankuverit për përballjet ndaj Katarit dhe Zvicrës.

Nga ana tjetër, Bosnjë Hercegovina siguroi pjesëmarrjen në Botëror pas një rruge të vështirë në fazën e play-off-it, ku eliminoi Italinë pas gjuajtjeve të penalltive.

Trajneri Sergej Barbarez e ka cilësuar këtë moment si një mundësi të madhe për një vend të vogël futbollistik që kërkon të fitojë respekt në skenën botërore.

Në formacionet e mundshme, Kanadaja pritet të udhëhiqet nga David dhe Larin në sulm, ndërsa Bosnjë Hercegovina do të mbështetet te përvoja e kapitenit Edin Dzeko, së bashku me Demirovic.

Ndeshja në Toronto do të luhet sot në orën 21:00 (me orën tonë) dhe pritet të jetë një nga përballjet më interesante të Grupit B.