27 vjet liri/ Bajram Begaj: Urime Ditën e Çlirimit, Kosovë!

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj ka uruar 12 qershorin e vitit 1999, ditë kur forcat e NATO-s hynë në Kosovë pas përfundimit të fushatës ajrore 78-ditore kundër caqeve serbe, duke i hapur rrugë tërheqjes së forcave serbe nga territori i Kosovës.

‘Faleminderit  NATO-s që qëndroi në anën e drejtësisë, lirisë dhe dinjitetit njerëzor në një nga momentet më vendimtare të historisë së kombit tonë!’, shkruan Begaj në Facebook.

‘Mirënjohje për luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për sakrificën e dëshmorëve dhe të gjithë atyre që kontribuan për lirinë e Kosovës!’

Postimi i plotë:

Urime Ditën e Çlirimit, Kosovë!

Liria e Kosovës erdhi në sajë të sakrificës sublime të mijëra burrave dhe grave, luftës heroike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe vendosmërisë së aleatëve tanë strategjikë.

Faleminderit  NATO-s që qëndroi në anën e drejtësisë, lirisë dhe dinjitetit njerëzor në një nga momentet më vendimtare të historisë së kombit tonë!

Mirënjohje për luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për sakrificën e dëshmorëve dhe të gjithë atyre që kontribuan për lirinë e Kosovës!

Lavdi të përjetshme dëshmorëve të lirisë!