VIDEO/ Zhgënjen Çekia, Koreja e Jugut e mposht me përmbysje në një pjesë të dytë dramatike
Koreja e Jugut ka marrë një fitore të rëndësishme përballë Çekisë në duelin e dytë të Botërorit 2026, duke fituar 2-1 me përmbysje.
Pas një pjese të parë të ndeshjes pa shumë raste nga të dy skuadrat, ishte Çekia ajo e cila gjeti e para avantazhin në pjesën e dytë me kapitenin Krejçi.
Por vetëm 8 minuta më vonë ishte Huang in-Beom ai i cili gjeti barazimin për aziatikët.
Çekët menduan se kaluar përsëri para me anë të golit të Suçek, por panë që të anulohej për pozicion jashtë loje.
Pak minuta më vonë, ishte Oh Hyeon-Gyu ai i cili mposhti portierin e skuadrës europiane për t’i dhënë avantazhin 2-1 ekipit të tij, që e mbrojti deri në fund për të siguruar tri pikë shumë të rëndësishme koreanojugorëve.