'Ju erdhi fundi!' Tirana oshtin kundër Ramës! Mijëra në marshimin protestë në rrugët e kryeqytetit

Pasi qëndruan për gati 3 orë para kryeministrisë mijëra protestues tani po marshojnë në rrugët dhe sheshet kryesore të Tiranës.

Edhe sot pjesëmarrja në protestë dhe në marshim është shumë e madhe.

Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama pasi e akuzojnë për keqqeverisje dhe korrupsion.

Ata thërrasin 'Ju erdhi fundi'.