Pamjet me dron/ Mijëra qytetarët ‘ndezën’ bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, njëzëri kërkuan dorëheqjen e Ramës
Mijëra qytetarë i janë bashkuar protestës në ditën e 12 të saj, teksa bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit’ gumëzhin nga rinia që njëzëri kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Në protestën e kësaj të enjteje, 11 qershor në Tiranë, të forta kanë qenë thirrjet e qytetarëve kundër qeverisë. Rama jep dorëheqjen”, janë thirrjet e qytetarëve..
Shqiptarët akuzojnë kryeministrin Rama për korrupsion dhe kërkojnë dorëheqjen e tij. Një lumë protestuesish janë derdhur në rrugët e Tiranës. Në Bulevard “oshëtinte” thirrja “Edi Rama jep dorëheqjen”.
Ditën e 12 të protestës, mijëra qytetarë kanë nisur marshimin nëpër kryeqytet, duke treguar vendosmëri ndaj qëndrimit të tyre për t’i dhënë goditjen e fundit qeverisjes së Edi Ramës.