PAMJE TË RËNDA/ Shoferi përplas me dashje 4 persona në Shkodër, plas sherri
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme pranë Kishës së Madhe në Shkodër, ku një drejtues mjeti duket se ka përplasur me dashje 4 persona pas një konflikti të çastit.
Personat e përfshirë në konflikt i janë kundërpërgjigjur shoferit duke e goditur me grushte. Më pas, në vendin e ngjarjes ka ndërhyrë Policia.
Rrethanat dhe motivet që çuan në këtë incident mbeten ende të paqarta. Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht dinamikën e ngjarjes.