Rama kërkon të çojë vendin në përplasje civile: Njofton anti mitingun në Tiranë, ja çfarë pritet…

Ndërsa protesta qytetare është në ditën e saj të 12, Edi Rama ka vendosur që të thërrasë një antimiting në Tiranë.

Prej ditësh të gjitha strukturat e PS-së në Tiranë janë urdhëruar që të mbledhin sa më shumë njerëz që ti kundërvihen qytetarëve.

Në këtë mënyrë Edi Rama po e çon vendin në një përplasje civile, ku ushtarët e tij politikë do ti vendosë përballë popullit që është ngritur kundër tij dhe i kërkon dorëheqjen në mënyrë të parevokueshme.

Më poshtë është mesazhi që është shpërndarë nëpër strukturat e PS së Tiranës për takimin e nesërm.

Përshëndetje shokë e shoqe, 

Pas takimit të zhvilluar me Drejtuesen Politike të Qarkut Tiranë, Ogerta Manastirliu, ju përcjellim orientimet lidhur me organizimin e aktivitetit të madh që do të zhvillohet më

12 qershor,

ora 17:30,

Sheshi Italia.

Për shkak të rëndësisë së veçantë të këtij aktiviteti, kërkohet angazhim maksimal nga të gjithë kryetarët e organizatave, për të garantuar një pjesëmarrje sa më të lartë dhe një përfaqësim dinjitoz të Njësisë nr. 2.

Çdo Organizatë Socialiste duhet të sigurojë pjesëmarrjen e 5 anëtarëve, sipas objektivit të përcaktuar për realizimin e kuotës së njësisë.

Ditën e aktivitetit, çdo kryetar organizate duhet të paraqitet në sektorin e përcaktuar për Njësinë nr. 2 së bashku me 5 anëtarët e njësisë.