Protestuesja: Askush nuk e beson se Balluku e Veliaj ka vjedhur pa e ditur Rama! Duam hetim
E ndërsa protestuesit lajmërojnë për një tjetër protestë nesër kryeministri Edi Rama ka njoftuar antimitingun me punonjësit e administratës nesër në sheshin ‘Italia’. Organizantorët me mikrofon i bënë thirrje protestuesve të bëjnë kujdes që të mos bien pre e shantazheve, ndërsa shtoi se ata ishin aty të protestonin edhe për ata që shteti I shantazhon me bukën e fëmijëve.
Më tej në fjalim protetuesja kërkoi hetim për përfshirjen e Ramës në aferat korruptive të Belinda Ballukut dhe Edi Rama dhe konfiskimin e pasurive të zyrtarëve të korruptuar.
"Nesër pritet të organizohet një anti-miting ku të gjithë punonjësit e administratës janë të detyruar të marrin pjesë. Ju lutem, të mos bini pre e provokimit të një kryeministri që i do shqiptarët të zihen me njëri-tjetrin. Ata janë shqiptarët tanë të mirë, por jo të lirë. Jemi këtu për t'i çliruar edhe ata. Mos bini pre e provokimeve. Jemi këtu për një protestë paqësore. Për një shtet që nuk të shantazhon me bukën e fëmijëve. Jemi këtu edhe për punonjësit e administratës të detyruar që nesër të mundohen të fshehin fytyrën për të mos dalë në foto. Jemi këtu edhe për ata. Jemi këtu për ta çliruar Shqipërinë nga ky kryeministër autokrat që i shantazhon njerëzit me bukën e gojës. Shqiptarët janë këtu edhe për ata, mos bini pre e provokimeve! Jemi këtu për një Shqipëri të re! Shqipëri të re! Shqipëri e re!"
Turma thërret: Shqipëri e re! Shqipëri e re! Shqipëri e re!
Mos harroni se jemi këtu jo vetëm për dorëheqje. Jemi këtu për të gjithë pushtetarët e korruptuar dhe për të gjithë oligarkët që kanë marrë pronat tona publike. I kërkojmë institucioneve të drejtësisë: Duam hetim! Duam hetim! Duam hetim!
Turma: Duam hetim! Duam hetim!
Askush nuk e beson se Belinda Balluku ka vjedhur pa e ditur Rama! Askush nuk e beson se Erion Veliaj ka vjedhur pa e ditur Rama!
Duam hetim! Duam hetim! Turma: Duam hetim! Duam hetim!
Dhe në fund, një shprehje që e kemi thënë shumë shpesh. Shqipëria, malet, deti dhe hapësira e saj nuk janë pronë e pesë oligarkëve, pesë pronarëve të mediave, por e shqiptarëve! Shqipëria është e shqiptarëve, jo e oligarkëve!
Turma: Shqipëria është e shqiptarëve!
Për të gjithë këta njerëz që duke vjedhur shqiptarët janë pasuruar dhe ndihen të paprekshëm, i bëjmë thirrje institucioneve të drejtësisë: Duam drejtësi për të gjithë! Duam hetim deri në fund! Duam konfiskim të të gjithë pronave publike të vjedhura!