Protesta në shesh/ Qytetarët denoncojnë ‘ushtrinë' mediatike të Edi Ramës
Në protestën e zhvilluar sot në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, qytetarët protestues kanë sjellë në vëmendje, përmes pankartave të tyre, atë që e cilësojnë si ‘ushtrinë mediatike’ të Edi Ramës.
Në pankartat e mbajtura nga protestuesit shfaqeshin emra të medias në Shqipëri, të cilët i akuzojnë për qëndrime të njëanshme dhe për mbështetje të qeverisë.
Në shënjestër të protestuesve ishin Sokol Balla, Baton Haxhiu, Karlo Bollino, Mero Baze dhe Adriatik Doçi, të cilët u përmendën drejtpërdrejt në mesazhet e shpalosura në shesh.
Protestuesit shprehën pakënaqësinë e tyre ndaj asaj që e konsiderojnë si ndikim të fortë mediatik në favor të qeverisë, duke e lidhur këtë me zhvillimet politike dhe situatën aktuale në vend.