Reali kërkon të ‘djegë’ rivalët, paraqet ofertën e parë për ‘yllin’ portugez

Real Madrid po përpiqet të fitojë garën për transferimin e Bernardo Silva-s, duke lëvizur më shpejt se rivalët e tij në merkato.

Sipas raportimeve të gazetarit të njohur të merkatos, Fabrizio Romano, klubi madrilen ka paraqitur ofertën e parë për mesfushorin ofensiv portugez, i cili është lojtar i lirë pas përfundimit të aventurës së tij me Manchester City-n.

Për Bernardo Silva-n kishte interes edhe nga Barcelona dhe Atlético Madrid, por Reali duket i vendosur të paraprijë konkurrencën dhe të sigurojë shërbimet e njërit prej mesfushorëve më cilësorë të futbollit europian.

Sipas burimit, trajneri José Mourinho dëshiron ta ketë sa më shpejt në dispozicion lojtarin portugez dhe ka kërkuar përshpejtimin e negociatave.

Oferta e paraqitur nga klubi madrilen përfshin një kontratë dyvjeçare, me opsion rinovimi edhe për një sezon tjetër. Tani mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi i Bernardo Silva-s, ndërsa interesimi për të vazhdon të jetë i madh në tregun europian të transferimeve.