‘Ikur në Angli e Gjermani’/ Simboli i veçantë në protestë, karrige për rininë e larguar nga vendi:

Diaspora dhe mërgata shqiptare nuk ka mbetur pas, ku i është bashkuar protestës që vijon prej 12 ditësh tashmë me pjesëmarrje masive.

Me mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë së tij.

Dy karrige janë shfaqur sot në protestë, ku ishin vendosur postera ku shkruhej: Ikur në Angli, Ikur në Belgjikë, ikur në Austri, ikur në Gjermani, për të gjithë rininë e larguar nga vendi dhe që nuk kanë mundësi të jenë sot në shesh për të shprehur vullnetin e tyre.

Protestuesit e mbledhur para kryeministrisë këndojnë 'Edi Rama o tradhtar, jep dorëheqjen sa më parë'

Kjo protestë i ka bërë të gjithë bashkë kundër keqqeverisjes, arrogancës së pushtetit, korrupsionit të lartë në vend.

Protesta ka dhe në Korçë e Gjirokastër.