Gjiganti mediatik vijon transmetimin live të protestës para kryeministrisë, videot e Reuters me qindra mijëra views

Gjiganti mediatik Reuters po transmeton edhe sot live protestën e Tiranës. Kjo është dita e katërt e protestës që Reuters transmeton live protestën para kryeministrisë ndërsa zëri i protestuesve kumbon në kor: Edi Rama jepe dorëheqjen.

Vetëm mbrëmë protesta e 11-të para kryeministrisë është parë mbi 210 mijë views, ndërsa livet e protestave të mëparshme janë parë dhe mbi 350 mijë views.