DASH konfirmon heqjen e sanksioneve për Berishën: I shërben një interesi kombëtar bindës
Departamenti Amerikan i Shtetit ka konfirmuar heqjen e sanksioneve ndaj kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha.
Në një reagim të bërë publik për mediat shqiptare, DASH ka konfirmuar se janë lëshuar disa përjashtime, për përcaktimet e vendosura nga administrata e mëparshme ndaj Sali Berishës dhe familjes së tij.
Në reagimin që konfirmon heqjen e sanksionit, DASH shprehet se ky vendim i shërben një interesi kombëtar bindës.
Reagimi i DASH:
‘Departamenti i Shtetit ka lëshuar përjashtime për disa përcaktime 7031(c) të vendosura gjatë administratës së mëparshme, sepse dhënia e përjashtimeve i shërben një interesi kombëtar bindës’.