Mediat italiane i bëjnë jehonë vendimit të SHBA: Hiqen sanksionet ndaj liderit të PD, Sali Berisha

Mediat italiane i kanë bërë jehonë vendimit të SHBA për heqjen e sanksioneve ndaj kryetarit të PD-së, Sali Berisha.

Ata shkruajnë se, Shtetet e Bashkuara kanë revokuar statusin e ‘person non grata’ ndaj kryetarit të PD, duke i dhënë fund izolimit të tij diplomatik, raportojnë mediat ndërkombëtare.

Artikulli i medieve PoliticaMag.it:

Shtetet e Bashkuara kanë revokuar statusin e ‘personës non grata’ ndaj Sali Berishës, kryetar i Partisë Demokratike dhe ish-President i Republikës së Shqipërisë, duke i dhënë fund izolimit të tij diplomatik, raportojnë mediat ndërkombëtare.

‘Sono tornato’ (‘Jam kthyer’), ishte reagimi i parë i Berishës përpara gazetarëve shqiptarë, duke theksuar se sipas tij ai nuk ka qenë kurrë realisht i shpallur ‘non grata’ nga SHBA, por thjesht i është kufizuar lëshimi i vizës.

Deklaratat e tij vijnë në një moment të tensionuar të skenës politike shqiptare, mes protestave të opozitës kundër qeverisë së Edi Ramës dhe rikthimit në qendër të vëmendjes ndërkombëtare të liderit historik të së djathtës shqiptare.

Ndërkohë, gjatë ditëve të fundit, të dy kampet kryesore politike në Shqipëri kanë qenë objekt kritikash në protestat e zhvilluara në vend, ndërsa rikthimi i mundshëm i rolit aktiv të Berishës në arenën ndërkombëtare pritet të ndikojë drejtpërdrejt në dinamikën politike të opozitës.

Shtrohet tashmë pyetja se si do të reagojnë mbështetësit e tij, të cilët kanë qenë të pranishëm në protestat e fundit në Tiranë, dhe nëse kjo zhvillim do të përkthehet në një rritje të mobilizimit politik të opozitës në javët në vijim.